Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Arbër Hoxha para zyrtarizimit te Dinamo Zagrebi

Arbër Hoxha para zyrtarizimit te Dinamo Zagrebi


8 January, 2024 @22:26

Futbollisti ofanziv që luan në pozitën e krah-sulmuesit, Arbër Hoxha, është shumë afër të zyrtarizohet te ekipi më i suksesshëm kroat, Dinamo Zagreb.

Sipas njoftimit të botuar në Germanijakun kroat, marrëveshja mes klubeve është arritur për të transferuar kosovarin që kishte kaluar nga Ballkani te Slaven Belupo, ku Hoxha shkëlqeu në vitin që e lamë pas.

Ai u bë “hit” edhe për shkak se në një konferencë për shtyp, atë nuk e kishte njohur ish-përzgjedhësi i Kosovës Primoz Gliha, derisa Arbëri shkëlqente te ekipi i tij.

Në stinorin 2023/24 Hoxha 25 vjeç ka shënuar katër gola dhe një asistim te Slaven Belupoja, por ai ka pasur kontribut të madh edhe në lojën e ekipit që bëri të mëdhenjtë të interesohen për të.

Vlera e tij në Transfermarkt llogaritet rreth 1 milionë euro, ndërsa mediat shkruajnë se Dinamoja mund të paguajë deri në 2 milionë euro për t’ia blerë kartonin nga Slaveni.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga