MEDIA TALK
Batatina refuzoi 3 oferta për të mbetur te Llapi!
10 January, 2024 @15:15
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina në një intervistë dhënë për RTV Dukagjini ka thënë se ka qenë i kërkuar nga tre ekipe të ndryshme, por nuk e ka pranuar asnjërën prej tyre për të qëndruar dhe për të përfunduar suksesshëm projektin e KF Llapit ku është aktualisht trajner.
“Kam pasur oferta nga Astana e Kazakistanit, nga Azerbajxhani, Sheriff i Moldavisë, por i kam refuzuar për shkak të Llapit. Sheriffi ofroi kontratë vjetore prej 330 mijë eurosh,” ka thënë ndër të tjera Batatina në këtë bisedë me TV-në në fjalë.