Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MBROJTËSI I RI

Xhoel Plaku - përforcim i ri i Trepçës’89

Xhoel Plaku - përforcim i ri i Trepçës’89


21 January, 2024 @20:10

Mbrojtësi tiranas Xhoel Plaku është përforcimi i ri i Trepçës’89, ka bërë të ditur sot ekipi mitrovicas. Trepça’89 ka bërë të ditur se Plaku 23 vjeçar vjen prej Korabit të Peshkopisë, ndërsa luan në pozitën e mbrojtësit.

“Xhoel Plaku është futbollisti më i ri i cili i u bashkohet gjelbërt e bardhëve, ai vie nga radhët e KF Korabit Peshkopi dhe luan pozicionin e mbrojtësit të krahut.” - ka shkruar Trepça’89 në njoftim.

Trepça’89 ka përfunduar stinorin vjeshtor në pozitë të tretë të Ligës së Parë - Grupi A, me 21 pikë, 2 më pak se Suhareka e dyta dhe 9 më pak se liderja Dinamo.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë