Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRANSFERI I RI, ME HAT-TRICK!

Statovci hat-trick, Prishtina e Re kalon edhe një test

Foto: KFPrishtinaeRe/ fb

Statovci hat-trick, Prishtina e Re kalon edhe një test


22 January, 2024 @23:53

Prishtina e Re ka shënuar fitoren e radhës në kuadër të ndeshjeve testuese që po i luan në Durrës, ndërsa ka mposhtur sot ekipin e Dinamos me rezultat 4-2. Tre nga golat e ekipit prishtinas i ka shënuar transferi i ri i ardhur këtë muaj, Urim Statovci, ndërsa Lorik Dobratiqi ka shënuar golin tjetër të ekipit për këtë fitore.

Derisa klubi ka bërë të ditur se do të luajnë edhe dy miqësore në ditët në vijim duke mos dhënë emrat e kundërshtarëve, ditë më parë Prishtina e Re që po drejtohet nga Elon Berisha mposhti Ilirinë e Fushë Krujës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë