FITORE E THELLË!
Suhareka “bombardon” rivalin në miqësore
23 January, 2024 @11:14
Skuadra e Suharekës ka shënuar fitore të thellë ndaj ekipit të kategorisë së tretë të futbollit turk Serik Belediyespor dje. Ekipi i drejtuar nga Arsim Thaçi ka fituar ndeshjen 6-1 ndërsa gjashtë lojtarë të ndryshëm janë futur në listën e realizuesve në këtë ndeshje: Fitim Susuri, Mevlan Zeka, Liridon Fetahaj, Emmanuel Ayomide, Armend Abazi dhe Adam Dougui.
Suhareka është ekipi i vetëm nga Liga e Parë e Kosovës që po kryen fazën përgatitore dimërore në Antalya të Turqisë, derisa skuadrat tjera të kësaj kategorie ose nuk kanë dalë fare jashtë vendit, ose më së largu janë në bregdetin shqiptar.
Suhareka po synon Superligën këtë stinor, ndërsa përpara saj ka Dinamon në renditjen tabelare.