Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJASIT FITOJNË

Ferizaji mposhtet minimalisht në miqësore ndaj Phoenixit

Foto: FCFerizaji/ fb

Ferizaji mposhtet minimalisht në miqësore ndaj Phoenixit


19 January, 2024 @15:14

Testi i Ferizajit ndaj Phoenixit së paku kah rezultati ka dalë jo i suksesshëm. Ekipi i drejtuar nga Arsim Abazi dhe që po kërkon rikthimin e menjëhershëm në Superligë, ka pësuar humbje në miqësoren e sotme të luajtur ndaj Phoenixit të Faruk Statovcit.

Ferizaji ka humbur ndeshjen 1-0, ndërsa u luajt në stadiumin me bar sintetik të këtij qyteti. Përndryshe, kjo ka qenë disfata e parë e Ferizajit në miqësore, pasi që në të kaluarën barazuan ndaj KEK-ut.

Phoenixi në anën tjetër nuk ka pësuar në asnjë miqësore të janarit, ndërsa kjo është fitorja e dytë në tri ndeshjet testuese të tyre.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë