MIQËSORE
Rilindja 1974 barazoi me Lirinë
17 January, 2024 @11:24
Sikurse në ndeshjen e Kupës së Kosovës (ku eliminoi Lirinë pas penalltive), Rilindja 1974 barazoi përsëri me Lirinë në Prizren, por kësaj radhe në miqësore, ndeshje kontrolluese 1-1. Ka qenë Arb Shala që shënoi për ekipin pejan në këtë barazim.
Ky ka qenë dueli i parë i Rilindjes 1974 nën drejtimin e trajnerit të ri të ekipit Senad Alirifa, ndërsa skuadra ka bërë të ditur se do të njoftojë edhe për miqësoret tjera gjatë janarit.
Liria në anën tjetër nuk ka njoftuar për asnjërën nga miqësoret e zhvilluara, ndërsa është mposhtur disa ditë më parë në kontrolluesen ndaj FC Prizrenit nga Liga e Dytë.