Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MINIMALISHT

Prishtina fiton miqësoren në Turqi

Foto: FCPrishtina/ fb

Prishtina fiton miqësoren në Turqi


Teksti: FCPrishtina

16 January, 2024 @21:12

Bardhekaltrit kanë fituar minimalisht kontrolluesen e parë në përgatitjet e Antaliasë kundrejt kampionëve të Kazakistanit, FC Ordabasy.
Shënuesi i vetëm në ndeshje ishte sulmuesi i krahut, Hasan Hyseni, i cili shënoi gol të bukur nga distancë e madhe duke paraboluar portierin kazak pasi këta të fundit u çorientuan në mbrojtje nga çka përfitoi skuadra jonë.
Ndeshjen e radhës e zhvillojnë të shtunën me Ballkanin, sfidë kjo e vlefshme për Superkupën e Kosovës.
Kola (Nika - 46’) - Bytyqi (Anderson - 74’), Useini (Ramadani - 74’), Sinani (Limani - 63’), Muja (Gallapeni - 80’) - Gashi (Pllana - 83’), Islami (Hamiti - 74’), Pefqeli (Nimani - 69’) - Hyseni (Demolli - 74’), Uka (Oliveira - 63’), Kryeziu (Blesa - 69’).


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga