SHTESA E FUNDIT
Ilir Syla përforcim i radhës te FC Suhareka
15 January, 2024 @15:38
Qendërmbrojtësi gjakovar, Ilir Syla është përforcimi i fundit i FC Suharekës, që garon në Ligë të Parë të Kosovës - Grupi A. Mbrojtësi 28 vjeçar së fundi ka qenë pjesë e Dukagjinit në Superligë, ndërsa tash e tutje do të vesh fanellën e ekipit që po kërkon elitën e futbollit të Kosovës.
Suhareka, që drejtohet nga Arsim Thaçi ka bërë edhe disa përforcime tjera me përvojë në ekip në afatin kalimtar dimëror. Pos Dukagjinit, Syla ka qenë edhe pjesë e Vëllaznimit dhe Istogut më herët në karrierë.
“Ju njoftojmë që përforcimi ynë i rradhës është qendërmbrojtesi Gjakovar , Ilir Syla i cili bashkohet me klubin tonë qysh në fazën përgaditore.
Syla tash e disa vite është pjesë e elitës së futbollit Kosovar duke treguar cilësi e shumë siguri , së fundmi ishte pjesë e Dukagjinit së Klinës por edhe te Vëllaznimi e Istogu në të kaluarën.” - ka shkruar njoftimi i FC Suharekës sot.
Përndryshe, FC Suhareka është ndër ekipet e rralla nga Liga e Parë që ka udhëtuar për në Antalya të Turqisë për të kryer përgatitjet për fazën pranverore të stinorit.