Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KONTROLLUESJA E RADHËS!

Drenica e përforcuar, testohet ndaj Lirisë

Pamje nga arkivi/ TOPSPORTI/ mars 2016/ Foto: D. S.

Drenica e përforcuar, testohet ndaj Lirisë


17 January, 2024 @12:12

Skuadra e Drenicës, që është përforcuar në afatin kalimtar dimëror me disa lojtarë të shtunën do të ndeshet në Prizren ndaj Lirisë në një ndeshje kontrolluese.

Përballja është paraparë të zhvillohet në “Përparim Thaçi” me fillim prej orës 13:00 të shtunën më 20 janar.

Drenica në afatin kalimtar dimëror është përcoruar me Met Millakun, Mohammed Fofanan dhe Leart Eminin - të gjithë të nevojshëm për pjesën ofanzive të ekipit.

Liria garon në Superligë këtë stinor, ndërsa Drenica në Ligë të Parë. Në dy miqësoret e kaluara Liria ka barazuar ndaj Rilindjes 1974 ndërsa është mposhtur prej Prizrenit. Ndërkaq Drenica ka barazuar me Elbasanin në miqësoren e luajtur në “Elbasan Arena”.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga