CHAMPIONS LEAGUE
Shorti i Champions League, Ballkani mëson kundërshtarin
18 June, 2024 @14:12
Në Nyon të Zvicrës, Ballkani sot ka mësuar shortin për raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Në këtë raund suharekasit do të takohen me skuadrën UE Santa Coloma nga Andorra.
Ballkani ndeshjen e parë e luan në shtëpi, e më pas udhëton për ndeshjen kthyese në Andorrë.
Në ndeshjet tjera nga grupi i parë i ndeshjeve, ku mund të shihen edhe skuadrat tjera shqiptare, takohen:
Slovan Bratislava vs. FC Struga
New Saints FC vs. FK Deçiq
FC Borac Banja Luka vs. KF Egnatia
Hamrun Spartans FC vs. Lincoln Red Ins
Ndeshjet do të zhvillohen më 9/10 dhe 16/17 korrik.