Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ME KONTRATË AFATGJATE

Horsens zyrtarizon Muhamet Hysenin

Foto: FCLlapi/ fb

Horsens zyrtarizon Muhamet Hysenin


13 June, 2024 @13:00

Ashtu siç u paralajmërua nga Bold.dk ditë më parë, sot edhe zyrtarisht, Muhamet Hyseni është bërë lojtar i ri i ekipit elit danez, AC Horsens.

Horsens është këtë stinor në kategorinë e dytë, ndërsa ka theksuar se me golashënuesin më të mirë të stinorit të kaluar në Kosovë, synon që të bëhet ekip stabil në ligë dhe të synojë ngritjen.

“Kemi përforcuar ekipin duke e përzgjedhur sulmuesin e Llapit, Muhamet Hyseni, që në stinorin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i Superligës së Kosovës. I dëshirojmë fat dhe mezi presim ta shohim me fanellë të verdhë,” ka shkruar njoftimi i klubit në fjalë.

Ndërkaq drejtori sportiv i Horsensit Esben Hansen që ka shprehur kënaqësinë e arritjes së marrëveshjes 5-vjeçare me Hysenin 23 vjeç ka thënë se ai është potencial i mirë për ekipin.

“Ai ka dëshmuar se mund të shënojë për shtetin e tij, ndërsa presim të njëjtën të bëj edhe për ekipin tonë, por së pari do të duhet të mësohet me ambientin tonë,” ka thënë Hansen.

Hyseni shënoi 26 gola në stinorin 2023/24 në Superligë duke u bërë golashënuesi më i mirë i Kosovës në stinorin që e lamë pas, mirëpo goli i tij i shënuar për Kosovën ndaj Zvicrës, e ka bërë edhe më të njohur atë në arenën ndërkombëtare. Thuhet që Horsens ka paguar 650 mijë euro në llogari të Llapit për shërbimet e Hysenit, ndërsa llapjanët kanë kërkuar edhe 20% të shitjes së ardhshme të tij.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga