MBYLLET MARRËVESHJA
Prishtina e Fitim Susuri - ndajnë rrugët
13 June, 2024 @11:44
Mesfushori prizrenas Fitim Susuri nuk do të jetë më lojtar i Prishtinës. Ekipi bardhekaltër nga kryeqyteti ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me Susurin.
Ky i fundit ka qenë i huazuar te FC Suhareka në stinorin e kaluar me të cilët ka siguruar Superligën. Për Prishtinën Susuri luajti gjatë pranverës 2022/23, duke bërë 11 paraqitje.
Mesfushori kreativ 25 vjeç njihet si mesfushor kreativ dhe kyq në lidhje të lojës ofanzive të ekipit, ndërsa pritet të shihet nëse tash e tutje do të bëhet edhe “me letra” lojtar i Suharekës, apo do të ndërrojë ambient.