YLLI I MESFUSHËS
Blend Baftiu nis stërvitjet me Llapin
11 June, 2024 @19:59
Ylli i afatit kalimtar veror deri tash, Blend Baftiu, ka nisur stërvitjet me Llapin. Ekipi nga Podujeva ka nisur sot përgatitjet për sezonin e ri të Superligës dhe garave evropiane në verë, ndërsa Baftiu ka nisur të ushtrojë nën drejtimin e trajnerit të ri të tij.
Baftiu, që deri tash ishte pjesë e Dritës ndërsa aty shkoi nga Ballkani, është 26 vjeçar dhe cilësohet si mesfushorët më të dalluar në vend, ndërsa me arritjen e tij në “Zahir Pajaziti” pritet t’i ndihmojë ekipit në gara evropiane posaçërisht.
“Skuadra e Llapit ka filluar sot edhe zyrtarisht përgatitjet për garat evropiane, të cilat luhen në muajin korrik. Ekipi ka zbarkuar sot në fushë pas dy javëve pushim, ndërsa shtabi teknik pas prezantimit të planprogramit ka filluar punën për t’i përgatitur maksimalisht futbollistët para sfidave evropiane.” — ka bërë të ditur ndër të tjera KF Llapi.
Ndërkaq, Baftiu që është shtesë e re te të kaltërit, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin nga Podujeva.