Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NIKOLA STIJEPOVIC MBROJTËS I RI I SUHAREKËS

Vazhdon konsolidimi i Suharekës për Superligë

Vazhdon konsolidimi i Suharekës për Superligë


8 June, 2024 @15:41

Skuadra e Suharekës, që do të debutojë në Superligë në stinorin 2024/25 po vazhdon me përforcime dhe po tregohet si ekipi më aktiv në treg të transferimeve. Pas sigurimit të shërbimeve të Lorik Boshnjakut dhe Alden Skrijeljit, Suhareka ka bërë të ditur sot se ka siguruar shërbimet e mbrojtësit malazez, Nikola Stijepovic.

Stijepovic i lindur në Niksic të Malit të Zi është 30 vjeç, ndërsa së fundi ka qenë pjesë ekipit verimaqedonas, Voska Sport. Më parë, ai ka luajtur edhe për Rudarin e Plavës si dhe për Torpedon gjeorgjiane.

“Njëri ndër mbrojtësit më kualitativ i cili shquhet tashmë si në Maqedoni ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës Voska Sport e gjithashtu pjesë e futbollit Malazez në Sutjeska Niksic, Rudar Pljevlja karrierën e tijë e zhvilloi edhe te Kastrioti i Shqipërisë dhe Torpedo Kuatisi në Gjeorgji.” - ka shkruar njoftimi i FC Suharekës sot.

Ajo që do ta bëj Stijepovicin të kërkuar nga trajneri Shpëtim Duro pritet të jetë mundësia e tij që të luajë edhe në qendër të mbrojtjes por edhe në anë të majtë të mbrojtjes. Vlera e tij në Transfermarkt shkon deri në 250 mijë euro.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga