Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PROJEKT I RI I GJILANIT, NIS ME TRAJNERIN QË BËRI RIVALIN LOKAL KAMPION!

Ardian Nuhiu bëhet trajner i ri i Gjilanit

Foto: SC Gjilani/ fb

Ardian Nuhiu bëhet trajner i ri i Gjilanit


10 June, 2024 @7:56

Pas viteve të kaluara te Drita dhe titullit kampion të fituar aty, Ardian Nuhiu është rikthyer në qytetin e Gjilanit, por tani e tutje do të punojë për rivalin e Dritës - Gjilanin!

Skuadra e Gjilanit, që mbijetoi në Superligë në xhiron e fundit nën drejtimin e trajnerit Gentjan Mezani në stinorin e nisur me krizë të madhe financiare, ka bërë të ditur se tash e tutje projekti për rikthimin e klubit në nivele të larta sportive do të jetë në dorë të drejtorit sportiv Ertan Demiri dhe kryetrajnerit të ri të ekipit, Ardian Nuhiu.

Për të treguar edhe seriozitetin që do ta kenë me Nuhiun, të kuqtë e Gjilanit kanë nënshkruar kontratë për tre stinorë me atë!

“Sport Club Gjilani komunikon arritjen e bashkëpunimit me Ardian Nuhiun për tre sezonet vijuese. Emërimi i Nuhiut si shef i shtabit teknik vjen si proces i nismës së projektit për rikthimin e klubit në nivelet më të larta sportive dhe puna e suksesshme ndër vitesh është vlerësuesi më i mirë për teknikun nga Shkupi. 45 vjeçari ka një karrierë të begatshme sportive, duke qenë ish-reprezentues dhe futbollist i shumë klubeve të njohura dhe tashmë një trajner me storje suksesi në përfaqësimin vendor dhe atë ndërkombëtar. Pjesë e shtabit teknik të Nuhiut do të jenë edhe Muharrem Bajrami, asistent i parë, Andi Kulli në rolin e trajnerit kondicional, si dhe Afrim Ajdini, instruktor i portierëve.” — ka shkruar njoftimi i faqes zyrtare të Gjilanit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga