Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDON EDHE

Ferizaji Superligën ia beson Arsim Abazit

Foto: FCFerizaji/ fb

Ferizaji Superligën ia beson Arsim Abazit


5 June, 2024 @12:42

Pas inkuadrimit “express” në Superligë, Ferizaji ia ka besuar edhe stinorin në Superligë 2024/25 trajnerit të tyre aktual dhe njeriut që njeh shumë mirë klubin, Arsim Abazi.

Përmes një njoftimi të lëshuar ditë më parë, Ferizaji ka bërë të ditur se Abazi do të qëndrojë si shef i shtabit teknik edhe për stinorin e radhës, ndërsa suksesi i arritur në Ligë të Parë - Grupi B dhe përmirësimet në klub, japin shpresa që ai të arrijë stinor të suksesshëm në elitë.

“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se Arsim Abazi do të jetë trajner i skuadrës edhe për edicionin 2024/25.
Trajneri Abazi që me shumë sukses arriti që të na inkuadroj në Superligë, ku për 18 ndeshje, shënuam 16 fitore, është shprehur optimist se suksesin do ta bartë edhe në Superligë.
FC Ferizaj, trajnerit Abazi dhe stafit të tij, do t’i ofrojë lojtarët më të mirë në treg, për një skuadër me mentalitet fitues dhe suksese në Superligë.”
- ka shkruar Ferizaji në njoftim.

Kujtojmë, Ferizaji nga Superliga kishte rënë përmes ndeshjes së barazhit ndaj Lirisë në stinorin 2022/23, kur pas penalltive ra në Ligë të Parë. Mirëpo, mobilizimi serioz i ekipit bardhekaltër bëri që të rikthehen menjëherë në Superligë, duke fituar Ligën e Parë - Grupi B në stinorin 2023/24 për tu bërë pjesë e elitës në stinorin që po vjen, 2024/25.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga