Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PLUS 2 STINORË

Ballkani ia vazhdon kontratën Arbër Potokut

Fotocut: FCBallkani

Ballkani ia vazhdon kontratën Arbër Potokut


5 June, 2024 @12:17

Kampioni i trefishtë i Kosovës, Ballkani, ka bërë të ditur dje se ia ka vazhduar kontratën edhe për dy vjet tjera mbrojtësit të krahut Arbër Potoku.

Mbrojtësi i majtë i klubit, që është ndër lojtarët standard të 11-shes kampione të Ilir Dajës me ekipin suharekas do të qëndrojë te Ballkani deri në qershor të vitit 2026.

“Mbrojtësi ynë i krahut të majtë, Arbër Potoku, vazhdon rrugëtimin me FC Ballkanin, deri në vitin 2026.
Bashkë kemi arritur shumë suksese dhe bashkë do i synojmë edhe të tjerat!”
- ka shkruar njoftimi i FC Ballkanit.

Potoku 30 vjeçar te Ballkani është që prej stinorit 2019/20 ndërsa më parë ka luajtur edhe për Feronikelin dhe Trepçën’89. Në stinorin 2023/24 ai ka regjistruar 25 paraqitje në Superligë me “të portokalltit”.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga