Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NJË FRANCEZ NË KRYE TË PRISHTINËS

Jean-Michell Cavalli emërohet trajner i Prishtinës

Fotot: FCPrishtina/ fb

Jean-Michell Cavalli emërohet trajner i Prishtinës


10 June, 2024 @7:30

Francezi 66 vjeçar, me përvojë nga kampionate të ndryshme, Jean-Michell Cavalli është emëruar dje edhe zyrtarisht si trajner i ri i Prishtinës. Ekipi më i trofeshëm i futbollit të Kosovës, pas viteve pa tituj, po kërkon të bëj një ngritje të dukshme në nivel dhe tashmë duket se të ardhmen klubi ia beson francezit Cavalli.

Ky i fundit pos Francës, ka punuar edhe në Afrikë e Azi, derisa ka drejtuar skuadra me emër të këtyre kontinenteve. Monsieur Cavalli ka nënshkruar kontratë njësezonale me Prishtinën, ndërsa do të zëvendësojë nigerianin Emmanuel Egbo në këtë pozitë, me të cilin Prishtina nuk vazhdoi pas finales së humbur të Kupës dhe mos-marrjes së vizës për gara evropiane këtë verë.

“Bienvenu, Monsieur! FC Prishtina dhe kryetrajneri, Jean-Michel Cavalli kanë arritur akordin për t’i prirë skuadrës në edicionin 2024/25. Francezi 66-vjeçar i lindur në Korsikë të Francës, ish-futbollist për shumë vite i korsikanëve të GFC Ajaccio, ka karrierë të rryer prej trajneri. Ka udhëhequr skuadra në tre kontinente, ndër tjera, klubet e njohura franceze, Lille, RC Paris, US Creteil, Ajaccio, Ionikos Greqi, Al-Nassr nga Arabia Saudite, klubet më të njohura të Afrikës veriore si ëydad Kasablanka në Maroko, Alger e Oran në Alergji, Al Hilal në Egjipt, ndërsa ka udhëhequr edhe dy Kombëtare afrikane, Algjerinë dhe Nigerin,” ka shkruar FC Prishtina në njoftim.

Përndryshe, në deklaratën e tij të parë të dhënë si trajner i Prishtinës, Cavalli ka bërë të ditur se ka përcjellë futbollin e Kosovës prej se Alain Giresse kishte marrë drejtimin e reprezentacionit të Kosovës. Ndërkaq, ambicia e kryetarit të klubit të Prishtinës e ka bindur atë që të nënshkruajë me bardhekaltërit.

“E njoh futbollin e Kosovës, sepse i kam parë ndeshjet e Kombëtares nga koha kur ekipin e udhëhiqte shoku im shumë i ngushtë, Alain Giresse. Puna e trajnerit e ka këtë, lëvizjet e shumta, dje isha në Francë, sot në Kosovë, nesër diku tjetër. Futbolli në Kosovë është në ngjitje dhe tani jam këtu në Kosovë, te emri më i madh futbollit, FC Prishtina, e cila ka stadium të bukur, ka tifozë të shumtë të zëshëm dhe emri saj ka jehuar larg nëpër ndeshje të shumta të garave ndërkombëtare. Klubi ka një president që punon shumë, tepër ambicioz dhe nga oferta u binda të rikthehem sërish në Evropë dhe së bashku synojmë kreun dhe daljen në Evropë” - ka thënë Cavalli.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga