Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDAHEN ME 10-shen E EKIPIT

Nazmi Gripshi ndahet me Ballkanin

Nazmi Gripshi ndahet me Ballkanin


11 June, 2024 @20:22

Pas katër viteve të kaluara te Ballkani dhe tre titujve kampioni të fituar si dhe një Kupë të Kosovës, mefsushori kreativ Nazmi Gripshi është ndarë me Ballkanin. Ekipi kampion i Kosovës ka bërë të ditur se ka përfunuduar marrëveshja me lojtarin në fjalë, që kishte ardhur aty nga Skënderbeu, ndërsa tash e tutje do të duhet të gjejnë një lojtar të tillë kreativ.

Durrësaku Gripshi, 26 vjeç, në Transfermarkt vlerësohet rreth 500 mijë euro për kartonin e tij, ndërsa karrierën e kishte nisur te Teuta e vendlindjes së tij.

“Bëjmë me dije se marrëveshja me futbollistin nga Durresi ka përfunduar, andaj klubi e falenderon mesfushorin për kontributin e dhënë tek ne, duke i uruar suksese në vazhdim të karierës së tij.” — ka shkruar njoftimi i FC Ballkani sot.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga