Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VAZHDOJNË ME PËRFORCIME

Për 2 ditë, 2 përforcime te Ferizaji

Foto: FC Ferizaji/ fb

Për 2 ditë, 2 përforcime te Ferizaji


13 June, 2024 @15:51

Ekipi i rikthyer “express” në Superligë, FC Ferizaji brenda dy ditëve të fundit ka prezantuar dy përforcime në ekip. Pasi që dje prezantoi ardhjen e Gentrit Limanit nga Llapi, sot ekipi bardhekaltër që fitoi Ligën e Parë - Grupi B dhe siguroi direkt Superligën për edicionin 2024/25 ka bërë të ditur se ka nënshkruar me mbrojtësin Ardit Topalaj.

Topalaj së fundi ka qenë pjesë e Lirisë së Prizrenit dhe ka qenë pjesë e Superligës. Ai karrierën e ka filluar në Gjermani, ndërsa 24 vjeçari 190 centimetra i gjatë luan në qendër të mbrojtjes.

“FC Ferizaj sot ka arritur të nënshkruaj marrëveshje me mbrojtësin e qendrës, Ardit Topalaj.
Arditi karrierën e ka filluar në Gjermani, tek grupmoshat e Ingolstadt, për të vazhduar në Garching, Eltersdorf dhe së fundmi në Türkgücü München.
Topalaj ka luajtur për 6 muaj edhe në Superligën e Kosovës, me skuadrën e Lirisë së Prizrenit.”
— ka shkruar FC Ferizaji në njoftimin e lëshuar sot.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga