Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONS LEAGUE

Ballkani në Champions League, kundërshtarët e mundshëm dhe data e shortit

Ballkani në Champions League, kundërshtarët e mundshëm dhe data e shortit


17 June, 2024 @17:01

Janë bërë të ditur pesë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Shorti për këtë rreth do të mbahet nesër (18 qershor) me fillim nga ora 14:00 në Nyon të Zvicrës, e Ballkani në këtë fazë do të ndeshet me njërën prej këtyre skuadrave:

FC Struga (Maqedoni e Veriut)
KF Egnatia (Shqipëri)
FK Deçiq (Mal i Zi)
UE Santa Coloma (Andorrë)
Hamrun Spartans FC (Maltë)

Pra, gjasat që Ballkani të ketë përballë një skuadër shqiptare janë 60%.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga