NISIN PËRFORCIMET TE DRITA
3 përforcime te Drita
12 June, 2024 @15:53
Ish kampioni i Kosovës, Drita, që përfundoi stinorin në pozitë të tretë të Superligës 2023/24 dhe siguroi garat evropiane për këtë verë, ka zyrtarizuar 3 futbollistë të rinj si përforcime në ekip sot.
Ilir Mustafa — mesfushor 27 vjeç — ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin e Dritës, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Malishevës.
Veton Tusha — sulmues 21 vjeç — është gjithashtu lojtar i ri i Dritës, ndërsa ekipi gjilanas Tushës i ka besuar kontratë 3 vjeçare me klubin. Ai është reprezentues U21 i Kosovës, ndërsa së fundi ka qenë pjesë e Dinamo Cityt nga Tirana.
Blerton Sheji — mbrojtës 23 vjeç — futbollisti i lindur në Ohër, së fundi ka qenë pjesë e Shkupit në Maqedoninë Veriore, ndërsa ka luajtur edhe për Strugën. Sikurse Tusha, edhe Sheji ka nënshkruar kontratë deri më qershor të vitit 2027 me Dritën.
Drita që drejtohet nga Zekirija Ramadani do të nis garat evropiane nga xhiroja e dytë kualiifkuese e Ligës së Konferencës, për shkak të pikëve që ka mbledhur në paraqitjet e saja të mëparme.