SULMUES SHTESË TE LLAPI
Valmir Berisha lë Lirinë për tu bërë pjesë e Llapit
11 June, 2024 @11:22
Sulmuesi i ardhur te Liria gjatë afatit kalimtar dimëror këtë vit, Valmir Berisha, është bërë lojtar i ri i Llapit. Ai është prezantuar dje në “Zahir Pajaziti” bashkë me drejtorin e klubit podujevas, Mentor Zhdrella.
Për më tepër, Llapi ka bërë të ditur se Berishës i kanë dhënë kontratë dy vjeçare për të lidh të ardhmen e tij me bardhekaltërit nga Podujeva.
“Klubi Futbollistik Llapi komunikon transferimin e sulmuesit të qendrës, Valmir Berisha nga FC Liria me kontratë për dy-vitet e ardhshme.
28-vjeçari vjen në klubin tonë me një bagazh të madh e eksperiencë ndërkombëtare dhe do rrit edhe më shumë konkurrencën në repartin ofanziv.
Fillimi i karrierës së tij në Halmstad dhe pjesëmarrja në klube prestigjioze si Roma, e pjesëmarrja e tij në kombëtaret zinxhirë të Suedisë janë vetëm disa nga momentet që e bëjnë të dallohet në skenën ndërkombëtare të futbollit.
Besojmë se përvoja e Valmir Berishës do të shtoj forcat e skuadrës sonë dhe do të kontribuoj në arritjen e objektivave tona në garat evropiane dhe sezonin e ri të Superligës.” — ka shkruar njoftimi i Llapit.
Valmir Berisha 28 vjeçar ka nënshtetësi suedeze dhe të Kosovës, ndërsa me Lirinë përgjatë stinorit 2023/24 ka shënuar një gol, në 10 paraqitje me ekipin bardhezi nga Prizreni.