MBETET LOJTAR I LIRË
Alush Gavazaj ndahet me Ferizajin
5 June, 2024 @12:49
Mefsushori prizrenas, Alush Gavazaj, është ndarë me ekipin e tij të deritashëm, FC Ferizaji. Njoftimin e ka bërë të ditur vetë futbollisti 29 vjeç përmes një postimi në llogarinë e tij personale të Facebookut.
Mesfushori qendror 29 vjeçar, që ka bërë karrierë në disa skuadra jo vetëm të Kosovës, njihet si lojtar luftarak, kurse para Ferizajit ka qenë pjesë e Lirisë, Malishevës dhe Vëllaznimit. Ai ka bërë karrierë edhe në Shqipëri e Maqedoni Veriore.