Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JAKUP BERISHA — TE SUHAREKA

Ndër TOP-asistuesit e Superligës 23/24, nënshkruan me Suharekën

Foto: FCSuhareka/ fb

Ndër TOP-asistuesit e Superligës 23/24, nënshkruan me Suharekën


22 June, 2024 @20:46

Edhe një përforcim cilësor për skuadrën debutuese në Superligë 2024/25. Prej sot, edhe zyrtarisht, FC Suhareka ka bërë të ditur se ka angazhuar në radhët e saja mesfushorin sulmues, Jakup Berisha.

Ky i fundit, stinorin e kaluar ishte pjesë e FC Feronikeli’74 dhe ka qenë ndër lojtarët më të dalluar të ekipit të drejtuar nga Xhengis Rexhepi e Shefki Kuqi, duke kryer stinorin e kaluar në elitë të futbollit kosovar me 5 gola të shënuara dhe 8 asistime (më së shumti te ekipi nga Drenasi).

Suhareka ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me futbollistin në fjalë, që aktualisht është 24 vjeçar ndërsa është i lindur në Shkup. Berisha luan zakonisht në krah të sulmit, por lehtë mund të shndërrohet edhe në mesfushor ofanziv. Ai ka regjistruar 32 paraqitje në Superligë, ndërsa me Feronikelin’74 ka mbijetuar përmes barazhit në elitë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga