Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LËVIZJA E PARË E BALLKANIT

Mbrojtësi i Vllaznisë drejt kampionit të Kosovës

Mbrojtësi i Vllaznisë drejt kampionit të Kosovës


22 June, 2024 @9:18

Mbrojtësi i ri i krahut, që në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e Vllaznisë së Shkodrës, do të bëhet si zëvendësues i Armend Thaqit te Ballkani. Së paku kështu njoftojnë mediat tiranase, ndërsa Geralb Smajli pritet që të zyrtarizohet shpejt te ekipi kampion i Kosovës, që liroi Thaqin për në ekipin rumun, Cluj.

Në stinorin 2023/24 Smajli ka regjistruar 28 paraqitje në Kategorinë Superiore shqiptare me Vllazninë, duke punuar nën drejtimin e Qatip Osmanin dhe në fund të stinorit edhe të Tomas Brdaricit. Sipas Panorama Sportit, Vllaznia pritet të përfitojë 100 mijë euro nga transferi i Smajlit, që ende nuk ka mbushur të 23-tat e tij.

Më 9 ose 10 korrik Ballkani do të nis misionin ndërkombëtar të kësaj vere, ndërsa në xhiron e parë kualifikuese drejt Ligës së Kampionëve përballë do ta ketë ekipin nga Andorra, Santa Coloma.

Përndryshe, vlera e Smajlit që ka edhe nënshtetësi belge sipas Transfermarkt shkon në 350 mijë euro. Ai ka qenë pjesë e Shqipërisë U20 dhe U21. Për këta të fundit ka regjistruar 9 paraqitje nën drejtimin e Alban Bushit.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga