Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DATAT E NDESHJEVE TË RRETHIT TË PARË

Ballkani mëson datat e ndeshjeve në rreth të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve

Ballkani mëson datat e ndeshjeve në rreth të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve


22 June, 2024 @18:28

Kampioni i Kosovës, Ballkani ka mësuar datat e ndeshjeve në rrethin e parë të Ligës së Kampionëve. Ekipi suharekas do të jetë mysafir në ndeshjen e parë ndaj Santa Colomës së Andorrës më 9 korrik, ndërsa pas një jave do të jetë nikoqir më 16 korrik.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja do të kërkojë minimalisht kalimin e këtij raundi kualifikues në Ligë të Kampionëve, për të synuar pastaj më shumë. Santa Coloma ndërkaq, është ndër ekipet më të trofeshme të andorrianëve, kurse duelin si nikoqir i Ballkanit do ta luajë në “Andorra la Vella” që numëron mbi 3 mijë ulëse.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga