MBROJTËS I RI NË EKIP
Drita zyrtarizon Melos Zenunajn
22 June, 2024 @18:36
Mbrojtësi 23 vjeç Melos Zenunaj është anëtar i ri i Dritës së Gjilanit. Zenunaj që së fundi në Superligë luajti për Lirinë, ndërsa stinorin 2023/24 e kreu te Kukësi në Kategori Superiore, ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me ekipin bardhekaltër të drejtuar nga Zekirija Ramadani.
Te Kukësi, Zenunaj qendërmrbrojtës ka pasur 12 paraqitje, ndërsa para se të luajë për Lirinë ka qenë pjesë edhe e ish-ekipit A&N dhe Dukagjinit të Klinës.