Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIQËSORE

Llapi mposhtet edhe nga Kecskemeti

Foto: KFLlapi/ fb

Llapi mposhtet edhe nga Kecskemeti


17 January, 2024 @16:00

Ekipi i elitës së futbollit të Hungarisë, Kecskemet ka mposhtur Llapin 2-0 në miqësoren e luajtur sot në Antalya të Turqisë, ku skuadrat në fjalë po përgatiten për pjesën pranverore të stinorëve në vendet e tyre.

Edhe Llapi në përshkrim të ndeshjes bëri të ditur se golat rrodhën lehtë, ndërsa ekipi hungarez fitoi duelin me dy gola dallim.

“Pas një pjese të parë shumë të mirë të ekipit tonë, pjesa e dytë ishte shumë e zbehtë dhe nga pa kujdesia në mbrojtje ekipi pësoi dy gola shumë lehtë të evitueshëm,” shkroi KF Llapi në njoftim.

Për Llapin luajtën, Formacioni startues: Avdyli - Emini (kap.), Jashari, Krasniqi, Rama, Blakçori - Musolli, Namani, Ramadani - Hyseni, Januzi.
Në pjesën e dytë luajtën edhe: Laroshi - Limani (kap.), Vokrri, Leyi, Bytyqi - Selimi, Hasani, Ahmeti - Cobian, Gashijani, Cërnavërni.

Llapi ditë më parë u mposht edhe nga Nasafi uzbek, 1-2.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga