Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHIMI I BRDARICIT NË SHKODËR

Pas 2 vitesh, Vllaznia rikthen Thomas Brdaricin

Pas 2 vitesh, Vllaznia rikthen Thomas Brdaricin


26 April, 2024 @14:41

Gjermani Thomas Brdaric është rikthyer në postin e kryetrajnerit të Vllaznisë së Shkodrës pas 2 vitesh, ka bërë të ditur pak më parë klubi shkodran në një njoftim të lëshuar.

Vetëm një ditë pasi zyrtarizuan largimin e Qatip Osmanit nga ekipi, shkodranët bënë të ditur se kanë angazhuar 49 vjeçarin, që ka punuar edhe më parë me ekipin e Vllaznisë.

Osmani këndelli plotësisht Vllazninë duke e marrë nga fundi i Superiores për ta bërë kandidat për titull kampioni dhe sigurimin e playoffit të Superiores. Por, eliminimi nga Kupa e Shqipërisë ditë më parë si duket dha verdiktin final për tetovarin.

Brdaric, që zotëron licensën PRO të UEFA-së për trajner, së fundi ka punuar për ekipin Al-Arabi.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore