PAS GJYSMËFINALEVE...
Kukësi dhe Egnatia, në finalen e Kupës së Shqipërisë
25 April, 2024 @11:36
Dy ekipe me renditje ekstremisht të kundër këtë stinor në Kategorinë Superiore shqiptare të futbollit, Kukësi dhe Egantia, janë finalistët e Kupës së Shqipërisë për stinorin 2023/24.
Kukësi, që është në pozitë të fundit në Superioren shqiptare (vendi i dhjetë, i fundit) do të ndeshet me ekipin që është lider, Egnatia (vendi i parë, lider). Kjo, pasi që dy skuadrat në fjalë kaluan gjysmëfinalet e Kupës duke lënë pas skuadrat me emër nga qytetet me traditë në futboll.
Kukësi eliminoi Tiranën me rezultat të përgjithshëm nga dy ndeshjet, 2-1 (2-0 dhe 0-1), ndërsa Egnatia Vllazninë e Shkodrës gjithashtu me 2-1 (1-0 dhe 1-1).
Në finalen e 14 majit që do të luhet prej orës 19:00 në “Air Albania” të Tiranës, Kukësi do të kërkojë Kupën e tretë të Shqipërisë në histori (2016, 2019) ndërsa Egnatia e Rrogozhinës, të parën, pasi që edhe për herë të parë ka arritur finalen e turneut.