MBROJNË TROFEUn
Egnatia përsëri fiton Kupën e Shqipërisë
Teksti: FSHF
14 May, 2024 @23:52
Egnatia shpallet ekipi fitues i Kupës së Shqipërisë për të dytin sezon radhazi. Rrogozhinasit mundën në finale Kukësin me rezultatin minimal 1-0, teksa sfidën e vendosi Edison Ndreca me golin e shënuar në minutën e 38-të.
Një finale mjaft e luftuar nga të dyja ekipet që prodhuan lojë të bukur e me raste të pastra shënimi. Pas disa insistimeve në portën kundërshtare, Egnatia zhbllokoi rezultatin në të 38-ën me Edison Ndrecën. Kaq mjaftoi për pjesën e parë.
Në fraksionin e dytë, të dyja skuadrat shpërdoruan disa raste të pastra shënimi.
Në të 79-ën Egnatia pati mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Gjuajtja e Fernandos u ndal nga portieri Tafas.
Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 për Egnatian që fiton për herë të dytë radhazi trofeun e Kupës së Shqipërisë.