Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MEDIA TALK

Balaj “josh” Roshin drej Vllaznisë

Balaj “josh” Roshin drej Vllaznisë


23 July, 2024 @8:09

Bekim Balaj, ish-sulmues i kombëtare shqiptare që tashmë është pjesë e Superiores me Vllazninë e Shkodrës, është duke e joshuar në një mënyrë edhe krahun e dikurshëm të kombëtares dhe bashkëlojtarin e tij nga Shqipëria, Odise Roshin.

Sipas informatave që ka botuar sot tiranasja Panorama Sport, Balaj është duke kontaktuar Roshin për t’ia bërë të qartë të gjitha detajet te Vllaznia, ndërsa përgjatë gushtit pritet të shihet nëse fieraku do të kthehet në Shqipëri.

Vllaznia që drejtohet nga Tomas Brdaric në stinorin e kaluar arriti playoffin e Superiores shqiptare, por u eliminua në gjysmëfinale për të mbyllë stinorin aty.

Edhe Balaj edhe Roshi janë 33 vjeç, ndërsa ky i fundit luan në ligën e dytë të Turqisë te Sakaryaspor.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore