Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUES I RI NË EKIP

Ballkani zyrtarizon sulmuesin ganez, Alfred Mensah

Ballkani zyrtarizon sulmuesin ganez, Alfred Mensah


10 August, 2024 @19:14

Ekipi i Ballkanit një ditë para ndeshjes së parë të stinorit ka zyrtarizuar në ekip edhe një sulmues. Fjala është për ganezin Alfred Mensah, i cili së fundi ka qenë pjesë e Partizanit të Tiranës, ndërsa para saj ka luajtur për Skënderbeun e Korçës.

Mensah 25 vjeç vjen nga Gana, ndërsa luan në pozitën e qendërsulmuesit. Në total sa ka qëndruar në Shqipëri në dy stinorët e fundit ai ka shënuar 24 gola dhe ka bërë 10 asistime.

“Pjesa ofanzive e jona është përforcuar edhe me një futbollist të radhës.
Sulmuesi Alfred Mensah, tashmë është veshur portokall e zi dhe do të jetë armë shtesë e jona, drejt objektivave në vazhdim,”
ka shkruar njoftimi i kampionit të trefishtë të Kosovës.

“Në katër vitet e fundit, ganezi ka qenë pjesë e dy skuadrave me renome në Shqipëri, Skenderbeut dhe Partizanit. Klubi i dëshiron mirëseardhje 25 vjeçarit dhe suksese drejt synimeve tona të përbashkëta,” ka vazhduar njoftimi i ekipit suharekas.

Ballkani nis stinorin e ri në Superligë nesër, ku pret Dukagjinin në përballjen e parë në rrugëtimin për mbrojtje të titullit kampion.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga