Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - SUHAREKA

Suhareka debuton me pikë, pa gola në “Fadil Vokrri”

Foto: FCPrishtina/ fb

Suhareka debuton me pikë, pa gola në “Fadil Vokrri”


11 August, 2024 @20:52

Skuadra debutuese e Superligës, Suhareka, arriti një pikë historike kundër Prishtinës, duke barazuar 0-0 në “Fadil Vokrri”.

Që të dyja skuadrat kishin raste shënimi, por nuk realizuan.

Në minutën e 64’, Akinbule Sunday, goditi nga afërsia, por portieri Oytun Ozdogan me një super pritje e shpëtoi skuadrën.

Ndërsa në anën tjetër edhe Mevlan Zeka ka lëshuar një rast të mirë në minutën e 72’, ku nuk arriti ta kaloi portierin Ardit Nika.

TABELA AKTUALE

Në xhiron e dytë Prishtina përballet me Dritën, kurse Suhareka me Dukagjinin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga