Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - DUKAGJINI

Queven Inacio tregon cilësitë, Munishi debuton me humbje dhe përjashtim

Foto: FCBallkani

Queven Inacio tregon cilësitë, Munishi debuton me humbje dhe përjashtim


11 August, 2024 @18:58

Ndaj ish-skuadrës së tij, në debutimin e tij si kryetrajner i Dukagjinit Ismet Munishi ka pësuar humbje.

Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani, e fitoi duelin ndaj klinasve me rezultat 2-0 (Queven Inacio 44’, 63’), për ta nisur kështu mbrojtjen e titullit me fitore.

Pjesa e parë ishte më e ekulibruar. Vendasit kishin më tepër raste për shënim, e te mysafirët Met Millaku me një gjuajtje nga distanca e “dridhi” shtyllën vendase, por për fatin e tij të keq topi nuk shkoi në rrjetë, gjë që potencialisht mund t’i jepte kahje tjetër ndeshjes.

TABELA AKTUALE

Futbollisti i ardhur nga Shkupi, Queven da Silva Inacio, ishte njeriu kryesor i Ballkanit sot, duke e gjetur dy herë rrjetën. Fillimisht ai shënoi në fund të pjesës së parë pas asistimit të Almir Kryeziut, e qetësinë Ballkanit ia dha me një supergol në minutën e 63’. Që nga ai moment e deri në fund niveli i lojës ra dhe gola tjerë më nuk pati.

Për shkak të protestave ndaj gjyqtarëve, Ismet Munishi u përjashtua nga ndeshja rreth minutës së 72’.

Mesjavën që vjen, Ballkani do të udhëtojë në Irlandën Veriore për ta luajtur ndeshjen kthyese ndaj skuadrës Larne, e pastaj në ligë përballet ndaj Gjilanit në udhëtim, kurse Dukagjini në xhiron tjetër i shkon Suharekës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga