Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BALLKANI - LARNE

Humbje e Ballkanit në Prishtinë, kualifikimin do ta kërkojë në udhëtim

Foto: A.G

Humbje e Ballkanit në Prishtinë, kualifikimin do ta kërkojë në udhëtim


8 August, 2024 @21:56

Në fushën e renovuar të stadiumit “Fadil Vokrri”, Ballkani sonte u mposht 0-1 prej skuadrës Larne nga Irlanda Veriore.

Kampioni në fuqi i Kosovës ishte më dominant në pjesën e parë, e mysafirët, që janë kampionë në fuqi të Irlandës Veriore, dalëngadalë u përmirësuan me kalimin e kohës, duke arritur që edhe ta gjejnë golin një minutë para përfundimit të kohës së rregullt.

Një top i ardhur prej goditjes së lirë nga krahu i djathtë, u prek nga dy futbollistë dhe përfundoi në portën e Ballkanit. I fundit që e preku topin dhe e çoi atë në rrjetë ishte futbollisti Donnelly (89’).

Për ta barazuar ndeshjen ishte vonë, me mysafirët që u mbajtën mirë në ata pak minuta që kishin mbetur dhe ndeshja u mbyll me humbje minimale të Ballkanit.

Kështu, skuadra suharekase kualifikimin duhet ta kërkojë në ndeshjen kthyese në udhëtim.

Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në fushën e skuadrës veri-irlandeze.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League