Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FUSHA GATI!

FFK vendos, në fushë të re Ballkani do t’ia bëj sefte “Fadil Vokrrit”

Pamje aktuale e fushës së "Fadil Vokrrit"/ Foto: FFK

FFK vendos, në fushë të re Ballkani do t’ia bëj sefte “Fadil Vokrrit”


5 August, 2024 @7:55

Nuk kanë mbetur edhe shumë ditë, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se “Fadil Vokrr” ka fushën e re gati dhe prej kësaj jave ekipet e Koosvës do ta mund ta përdorin atë.

Për këtë, fundjavën që e lamë pas lëshoi njoftimin duke bërë të ditur edhe tre ndeshjet e para që do të luhen aty, ndërsa “seftja” do t’i bie hise kampionit të trefishtë dhe aktual të Kosovës, FC Ballkani.

Këta të fundit luajnë ndeshjen e parë të rrethit të tretë të kualifikimeve për Ligë të Konferencës këtë mesjavë, ku presin Larnen më 8 gusht. Më pas, më 11 gusht Prishtina do t’ia bëj sefte në Superligë të Kosovës ndaj ekipit debutues në elitë, Suhareka. E në mesjavën e ardhshme, edhe Drita e Gjilanit do të pret Audën aty, në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Përndryshe, fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” ka qenë në gjendje të mjerueshme në dy vitet e kaluara, që ndikonte edhe në performancën e Kosovës në kualifikime si për EURO 2024 ashtu edhe për garimin në Ligë të Kombeve.

“Kemi vendosur që të lejojmë zhvillimin e ndeshjeve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, përkundër faktit që fushës ende i duhet kohë, por stafi i stadiumit e ka bërë të pamundurën që ajo të përgatitet në kushte optimale. Nuk kemi dashur që klubet tona të vijnë në situatë që t’i zhvillojnë ndeshjet e këtij rrethi jashtë vendit. Uroj që ato të kenë sukses në fushën e re të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ dhe të kalojnë tutje në Ligën e Konferencës”, ka theksuar kreu i FFK-së, Agim Ademi.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League