SHORTI I LIGËS SË KONFERENCËS
Për Ballkanin, përsëri shorti i lehtë
22 July, 2024 @16:10
Ballkanin vazhdon ta ndjek fati në short këtë verë. Pas Santa Colomës në Ligë të Kampionëve, që nuk arritën ta kalojnë, ekipi suharekas që është kampion i Kosovës ka marrë rivalë të lehtë edhe në rrugëtimin vazhdues të garave evropiane në Ligë të Konferencës.
Kështu, sot Ballkani e din rrugën për rrethin e dytë kualifikues për Ligë të Konferencës, por edhe për rrethin e tretë. Kjo, pasi që ekipi portokallezi nga Suhareka është “Rrugëimin e kampionëve” të shortit dhe aty ka më pak rivalë të mundshëm.
Kështu, pas dueleve me Hamrun Spartans të Maltës, ekipi i Ilir Dajës nëse nuk gabon si në rreth të parë të Ligës së Kampionëve do të ndeshet me kampionin veriirlandez, Larne.
FC Ballkani (KOS) ose Hamrun Spartans FC (MLT) vs Larne FC (NIR)