Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FINALJA E LIGËS SË KONFERENCËS

Olympiacos në finalen e parë evropiane në histori, fiton trofeun e parë evropian

Olympiacos në finalen e parë evropiane në histori, fiton trofeun e parë evropian


29 May, 2024 @23:49

Skuadra greke, Olympiacos ka fituar finalen e Ligës së Konferencës të luajtur në OPAP Arena të Athinës sonte, duke e mposhtur Fiorentinën italiane pas vazhdimeve me rezultat minimal 1-0 [Ayoub El-Kaabi 116’] për të fituar trofeun e garës.

Kjo ka qenë finalja e parë e arritur nga Olympiacos në një garë evropiane në historinë 65 vjeçare të turneve të UEFA-së dhe me këtë rast edhe trofeu i parë i fituar i UEFA-së nga një ekip grek në futbollin senior.

Marokeni El-Kaabi ka qenë njeriu vendimtar në ndeshje, që me golin e tij 4 minuta para fundit të kohës shtesë, kur pretendoheshin penalltitë, ka siguruar fitoren dhe deliriumin e tifozëve kuqebardhë në Athinë. Olympiacos drejtohet nga spanjolli Jose Luis Mendilibar, ndërsa Fiorentina e Vincenzo Italianos pati një gol të anuluar nga VAR në pjesë të parë, por pa mundur të bëj më shumë në vazhdim të ndeshjes për trofe.

Kjo ka qenë finalja e dytë radhazi për Fiorentinën në Ligë të Konferencës, por as kësaj radhe vjollcëve të Firencës nuk i “ndezi” finalja, pas humbjes nga ëest Ham United në finalen e vitit të kaluar. Përndryshe, për trajnerin spanjoll Mendilibar është trofeu i dytë evropian radhazi ky i sontmi, pasi që në stinorin e kaluar ai mposhti me Sevillën në finale të Europa League Romën, pas penalltive 4-1.

 


 
Të gjitha lajmet nga Conference League