Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LA VIOLA DREJT OLIMPIT

Fiorentina përsëri në finale!

Fiorentina përsëri në finale!


8 May, 2024 @21:34

Fiorentina ka arritur finalen e dytë me radhë në Ligë të Konferencës! Ekipi italian ka fituar një penallti të vonshme në ndeshje për të barazuar rezultatin ndaj Brugge-it 1-1 [Hans Vanaken 20’ - Lucas Beltran 85’pen.] sonte, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 3-4 siguruan finalen e garës.

Ekipi i Vincenzo Italianos në finale do të pret fituesin e përballjes Olympiacos - Aston Villa, ku grekët kanë marrë epërsinë 4-2 në Birmingham dhe nesër luajnë ndeshjen e kthimit në Athinë! Edhe finalja e Ligës së Konferencës do të luhet në Athinë të Greqisë.

Fiorentina edhe në stinorin e kaluar arriti finalen, ndërsa aty u mposht nga ëest Ham Unitedi i David Moyesit 1-2. Tash Italiano me ekipin e tij nga Firenca, do të mundohet që të mos gabojë në përballjen kryesore të garës për herë të dytë.

Finalja e Ligës së Konferencës luhet më 29 maj 2024 me fillim prej orës 21:00 në stadiumin “Agia Sophia”.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League