Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIKTHEHET SULMUESI

Malisheva rikthen Sobowalen para garave evropiane

Malisheva rikthen Sobowalen para garave evropiane


8 July, 2024 @14:02

Ekipi i Malishevës, që do të debutojë në gara evropiane këtë verë ka ritkhyer në ekip sulmuesin britanik, Ronald Sobowale. Londinezi Sobowale së fundi ka qenë pjesë e Laçit në Shqipëri, ndërsa sulmuesi 26 vjeçar pritet t’i ndihmojë në fazë të sulmit skuadrës së drejtuar nga Qëndrim Kida në gara evropaine.

Malisheva si pozitë e katërt në Superligë 2023/24 ka siguruar daljen në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Konferencës, ndërsa është shortuar të ndeshet me Buduçnostin e Malit të Zi. Ndeshjen e parë më 11 korrik do ta luajnë si vendas, ndërsa atë të kthimit e luajnë një javë më vonë në Podgoricë.

Malisheva si vendase do të luajë në “Zahir Pajaziti” të Podujevës në ndeshjen që nis në ora 17:00 këtë të enjte. Ndërsa ekipi veçse ka hedhur biletat në shitje për këtë duel me çmime prej 5 euro për Veri dhe Jug në tribuna të stadiumit, ndërsa 10 euro në Perëndim.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League