Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BREIDABLIK - DRITA

Debutuesit shënojnë, Maloku fantastik, Drita fiton në Islandë

Foto: FFK

Debutuesit shënojnë, Maloku fantastik, Drita fiton në Islandë


25 July, 2024 @23:46

Fitore e madhe për Dritën në Conference League sonte.

Gjilanasit fituan 1-2 në udhëtim te skuadra Breidablik në Islandë, për ta nisur kështu ndeshjen kthyese në Kosovë javën tjetër duke qenë në epërsi.

Dy ardhjet e reja, Arb Manaj dhe Veton Tusha, gjetën rrjetën në debutimet e tyre për Dritën. Manaj shënoi në minutën e 3’ e më pas Tusha në minutën e 24’, ndërkohë vendasit rezultatin e ngushtuan në minutën e 71’ përmes futbollistit Thorvaldsson për përfundimtaren 1-2.

Paraqitje të mirë për Dritën pati portieri Faton Maloku, i cili duket se lëndimin afatgjatë tashmë e ka kaluar. Maloku ishte vendimtar në disa raste për Dritën në këtë takim.

Për shkak të dy kartonëve të verdhë, Besnik Krasniqi u përjashtua nga loja sonte, me ç‘rast do t’i mungojë Dritës në ndeshjen e kthimit.

Ndeshja e kthimit luhet të martën më 30 korrik në Podujevë.

Nëse Drita e kalon këtë rreth, në rrethin e tretë kualifikues të Conference League luan ndaj fituesit të duelit Auda vs. Cliftonville.


 
Të gjitha lajmet nga Conference League