Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUES I RI TE PRISHTINA

Prishtina prezanton Ronald Sobowalen

Foto: FCPrishtina/ fb

Prishtina prezanton Ronald Sobowalen


10 August, 2024 @14:53

Sulmuesi anglez, Ronald Sobowale, që u prezantua te Malisheva në muajin e kaluar dhe luajti dy ndeshjet e ekipit në fjalë në debutimin evropian, është prezantuar sot si lojtar i ri i Prishtinës.

Sobowale 27 vjeç luajti si zëvendësues në ndeshjen e parë të Malishevës ndaj Buduçnostit, ndërsa si startues për 80 minuta në ndeshjen e kthimit. Malisheva përfundoi aventurën debutuese evropiane shpejt, duke u eliminuar nga ekipi i kryeqytetit të Malit të Zi.

Ndërsa tash, pas 9 golave me Laçin në Superioren shqiptare dhe 19 të tjerave të dhëna në Superligë për Malishevën, Sobowale përfundimisht është i Prishtinës derisa ka arritur të kryejë çështjet kontraktuale me ish-ekipet e tij, gjë të cilën e ka theksuar edhe në deklaratën e parë të dhënë zyrtarisht për klubin e tij të ri.

“Besoni, jam shumë i lumtur që më fund u lirova dhe jam pjesë e Prishtinës. Klub i madh, energji pozitive, jam shumë optimist që mund t’i ndihmojë skuadrës me atë që di më së miri, të shënoj gola. Për mua është një fillim i ri dhe dua të jap gjithçka nga vetja”. — ka thënë anglezi për faqen zyrtare të rekord-kampiones së Kosovës.

Prishtina stinorin e ri e hap nesër në “Fadil Vokrri” në ndeshjen që nis prej orës 19:00, ndërsa pret ekipin debutues në Superligë, Suharekën.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga