Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI FITON!

Gjilani i Nuhiut në formë, Basa e Jarovic me gola

Gjilani i Nuhiut në formë, Basa e Jarovic me gola


7 August, 2024 @13:10

Gjilani i drejtuar nga Ardian Nuhiu ka shënuar fitore në miqësoren e pardjeshme ndaj Trepçës’89, në përballjen që ishte përgatitëse për të dyja ekipet para fillimit të edicionit të ri të garave.

Ekipi gjilanas fitoi ndeshjen me rezultat 3-0, ndërsa të gjitha golat erdhën në pjesë të dytë. Edi Basa (56’), Senad Jarovic (59’) dhe Robert Rrahmani (64’) shënuan në fitoren e Gjilanit, ndërsa dyshja Basa e Jarovic që në stinorin e kaluar kanë qenë instrumental në luftën për mbijetesë të Gjilanit, duket se po vazhdojnë me formën e mirë - por kësaj radhe për synim tjetër, pasi që Gjilani po kërkon minimalisht garat evropiane.

Përndryshe, Gjilani do t’ia nis stinorit si mysafir ndaj Llapit në “Zahir Pajaziti” më 10/11 gusht, derisa ekipi pritet të jetë në pjesë të epërme të tabelës në edicionin 2024/25 të garave.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga