Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SULMUES I RI NË EKIP

Hasan Hyseni kalon te Feronikeli’74

Hasan Hyseni kalon te Feronikeli’74


7 August, 2024 @13:34

Sulmuesi i njohur që ka bërë karrierë në disa ekipe të Superligës, Hasan Hyseni është prezantuar dje si përforcim më i ri i Feronikelit’74.

Ekipi nga Drenasi, që shpëtoi stinorin e kaluar përmes barazhit duke eliminuar Prishtinë e Re, ka siguruar shërbimet e Hysenit 27 vjeçar që luan si sulmues i krahut.

Hyseni së fundi ka qenë pjesë e Prishtinës në Superligë. Ai me Feronikelin’74 ka nënshkruar kontratë 1+1 sezonale.

Hyseni në Transfermarkt vlerësohet rreth 250 mijë euro, ndërsa para Prishtinës ka luajtur edhe për Malishevën, Drenicën, A&N dhe Trepçën’89.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga