Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJ - FERONIKELI 74

Ferizaji mposhtë Niklin, e nis me fitore

Foto: FC Ferizaj / FB

Ferizaji mposhtë Niklin, e nis me fitore


10 August, 2024 @19:15

Në ndeshjen e parë pas rikthimit në Superligë, Ferizaj ka shënuar fitore, për ta filluar kështu sezonin mbarë.

Ferizajasit e mposhtën sot 2-1 (Edon Sadriu 45+5’, Agron Bruqi (AG) 50’ / Hasan Hyseni 75’) Feroniklin 74, në një takim që prodhoi plot raste për shënim dhe pati plot 3 gola të anuluar për shkak të pozitës jashtë loje.

TABELA AKTUALE

Edon Sadriu ishte ai që e gjeti golin e parë për vendasit në fund të pjesës së parë dhe njëkohësisht u listua si golshënusi i parë i këtij sezoni të Superligës.

Më pas për 2-0 të vendasve autogol shënoi Agron Bruqi në minutën e 50’, kurse për mysafirët golin e vetëm të ndeshjes e shënoi debutuesi Hasan Hyseni në minutën e 75’. Kështu, ndeshja u mbyll 2-1 për vendasit.

Pas 3 pikëve në ndeshjen hapëse, Ferizaj në xhiron e dytë luan në udhëtim te Malisheva, kurse Nikli 74 e pret Llapin.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga