Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LLAPI - GJILANI

Portierët shkëlqejnë, pikët ndahen në Podujevë

Foto: KF Llapi / FB

Portierët shkëlqejnë, pikët ndahen në Podujevë


10 August, 2024 @19:25

Pa fitues mes Llapit dhe Gjilanit në Podujevë sot.

Skuadrat në fjalë zhvilluan një takim mjaft të fortë, me plot mundësi për shënim, e rol të rëndësishëm në këtë epilog final patën portierët e skuadrave, që zhvilluan paraqitje mjaft të mira individuale. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 1-1 (Ahmed Januzi 87’ / Oltion Bilalli 50’).

Pas pjesës së parë që u mbyll pa gola, pjesa e dytë prodhoi dy gola dhe shumë raste për shënim.

TABELA AKTUALE

Ishte Gjilani skuadra që e startoi më fuqishëm pjesën e dytë, duke e gjetur edhe golin në minutën e 50’ përmes Oltion Bilallit.

Gjithsesi, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën ta marrin një pikë nga kjo ndeshje falë golit të shënuar nga Ahmed Januzi në minutën e 87’. Asistues te ky gol ishte Blend Baftiu, përforcimi i kësaj vere.

Në xhiron e dytë, Llapi i shkon Niklit në Drenas, kurse Gjilani e pret Ballkanin në shtëpi.

 


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga