Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VENDIMI I UEFA-së

UEFA dënon Egnatian

UEFA dënon Egnatian


23 July, 2024 @11:10

Kampioni i Shqipërisë, Egnatia pas eliminimit nga rrethi i parë i kualifikimeve për Ligë të Kampionëve është dënuar me gjobë dhe një ndeshje pa tifozë si vendas në kuadër të garave të UEFA-së dhe atë me kusht.

Egnatia u eliminua nga Borac i Banjallukës së BeH në rrethin e parë. Ndeshjen e parë e humbi 1-0, të dytën e fitoi 2-1, por pas pellative ekipi nga pjesa serbe e Bosnjës shkoi tutje.

Egnatia është dënuar me 10 mijë euro si dhe për ndeshje me dyer të mbyllura (pa tifozë) gjatë ndeshjes së ardhshme në garat e UEFA-së ku luan si vendase. Kjo për shkak të sjelljes diskriminuese të tifozëve të saj. Vendimi për mbyllje të stadiumit është me kusht, për periudhë dyvjeçare.

Përndryshe, UEFA nuk ka marrë ende parasysh thirrjet raciste-shoviniste të bëra nga tifozëria e Boracit, me ç‘rast edhe ndeshja ishte ndërprerë derisa delegati i ndeshjes urdhëroi ndaljen e tyre.

Kështu, Egnatia nuk do të mund të llogaris në përkarhjen e tifozërisë në përballjet e rrethit të dytë kualifikues për Ligë të Konferencës ku do të ndeshet me Vinkingurin islandez.


 
Të gjitha lajmet nga FSHF Kategoria Superiore